Ka lindur me 6 gusht 1985 në fshatin Likovë të Maqedonisë së Veriut, shkollën fillore dhe shkollën e mesme Gjimnazi “Goce Dellçev” i kreu në fshatin e saj të lindjes.
Studimet i vazhdoi në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN), programi studimorë-Informatikë në Universitetin Shtetëror të Tetovës(USHT) ku mori titullin”Inxhinjer i diplomuar i Informatikës”, me titullin e temës së diplomës “Furnizimi i shfrytëzuesve me regime kur nuk kanë qasje në rrjetë”. Pastaj më vitin 2017 kreu rikualifikimin në Fakultetin Filozofik, në programin studimorë-Përgatitja pedagogjike-psikologjike dhe metodike.
Studimet postdiplomike i vazhdoi në Universitetin e Europës Juglindore(SEEU) në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore në drejtimin “Zbatimi i Teknologjive të Informacionit dhe të Komunikimit(TIK) në Procesin Mësimor”,
Më 01.09.2014 u punësua në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti ku dhe aktualisht punon si mësimdhënëse e lëndës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit(TIK).
Trajnime dhe Certifikata:
⦁ Zhvillimi i shkathtësive të mësimdhënies në pilotimin e Kurrikulës së Re” nga MASHT
⦁ “Ndërmarrësia dhe edukimi financiar” nga MASHT dhe KEC
⦁ “Si të krijojmë Përmbajtje Elektronike” nga BE
⦁ “Si ta aplikojmë TIK-un në Arsim për Mësimdhënës” nga BE
⦁ “Orientim dhe Këshillim në Karrierë” nga MASHT dhe KEC
⦁ Mjetet e reja për mësimin e procesit mësimor në shkollat e mesme të Republikës së Kosovës” nga Kolegji Universum
⦁ “Platforma Busulla” nga MASHT dhe KEC
Zirafete Ramadani është e martuar, ka tre fëmijë. Jeton në fshatin Beguncë me familjen e saj.