Rreth Ne

High School

Arsimi në gjuhën shqipe në Viti, pati ngecje të mëdha, veçanërisht ai i mesëm. Kështu kjo komunë deri në vitet e shtatëdhjeta nuk kishte shkollë të mesme në gjuhën shqipe.

Në Viti, fillimisht filloi punën Gjimnazi si paralele e ndarë fizike e Gjimnazit “Zenel Hajdini” të Gjilanit, në vitin 1968. Pas një konsolidimi të punës së Gjimnazit në vitin 1972, kemi pavarësimin e tij, me emrin e ri “Boro e Ramizi”.

Ndarja e Objekteve

Ndarja e objekteve shkollore sipas përkatësisë nacionale sikur në tërë vendin edhe në këtë shkollë filloi në mars të vitit 1990, kurse dëbimi i nxënësve dhe mësimdhënësve shqiptarë ka ndodhur në gusht të vitit 1991. Nxënësit shqiptarë u detyruan të vijonin mësimin nëpër shtëpi shkolla duke mos bërë përjashtime sikur edhe nivelet e tjera të arsimit. Procesi i mësimit u organizua nëpër punktet e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në këto qendra: Pozheran, Smirë, Vërban. Kabash, Beguncë, Gjylekar.

Institucioni i shkollimit

Ky institucion i shkollimit të mesëm në Viti nxori shumë gjenerata dhe ishte, vatra me e rëndësishme e arsimit, duke mundësuar prosperimin e kësaj Komune në të gjitha nivelet, sepse tash shumica e intelektualëve të Vitisë kanë qenë dhe janë kuadrot që e bëjnë krenar edhe këtë institucion. Gjatë rrugëtimit të zhvillimit dhe rritës së gjimnazit ka pasur sfida dhe suksese të cilat e kanë shoqëruar. Padyshim më meritorët janë plejada e mësimdhënësve të cilët dhanë çdo gjë nga vetja vetëm e vetëm të ecej tutje në mësimin dhe edukimin e brezav.

Gjimnazi Kuvendi i Lezhës - Viti

Për të shikuar më shumë na vizitoni ne Social Mediat Tona > > >