Valbone Sulejmani ka lindur më 25 mars 1984 në komunën e Bujanocit, vendbanimi Gjilan, Kosovë. Në vitin 2000 kreu shkollimin fillor në shkollën "Selami Hallaqi" në Gjilan. Shkollën e mesme e përfundoi në vitin 2004 në shkollën "Zenel Hajdini" në Gjilan. Kurse në vitin 2008 ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Edukimit dega në Gjilan, në programin Gjeografi - Edukata Qytetare me temën ”Vendbanimet e Hashanisë”. Në vitin 2017 ka magjistruar në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore në Tetovë, drejtimi- Gjeografia socio-ekonomike, me temën”Përpilimi i hartës dixhitale multishkallore për planet hapësinore-urbanistike të Komunës së Vitisë”.
Në vitin 2013/14 është punësuar mësuese një vjeçare në shkollën fillore "Hasan Alia" në Remnik, kurse në vitin 2019 ka punuar edhe në shkollën "Dëshmorët Vitisë".
Prej vitit 2020 e tutje punon në Gjimnazin "Kuvendi i Lezhës" në Viti.
Trajnime dhe Certifikata:
⦁ Administrim Biznesi në 2008,
⦁ Trajnim për softuer Microsoft Office (Word, Excel, Power Point, Project), 2009,
⦁ The Oxford School 2011,
⦁ Quantum GIS 2015, Shkup.
⦁ Trajnimin e kurrikulës në 2019.
Është autore e dy punimive shkencore të prezantuar në konferencën ndërkombëtare për hartografi, GIS. Në vitin 2017 prezatoi punimin shkencor në Kehl dhe Strasbourg Idrizi B., Sulejmani V. (2017): Harmonizing and integrating of three levels of spatial planning databases for the Municipality of Viti. Në vitin 2018 Idrizi B., Sulejmani V. (2018): Multiscale map for three levels of spatial planning databases for the municipality of Viti in Kosova.
Ajo është e martuar ka një fëmije dhe jeton në Gjilan.