Prof. Shqipe Ramadani

E lindur më 02 tetor 1982 në Viti, shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes në Vërban në vitin 1998, shkollën e mesme e kreu në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti në vitin 2001. Studimet themelore i regjistroi në vitin 2001/02 dhe i mbaroi në vitin 2006 pranë Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë në Degën Gjuhë Shqipe, me temë të diplomës “Parimet e standardizimit të gjuhës shqipe”. Gjatë periudhës kohore 2007/2013 vijoi studimet e shkallës së dytë, në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filologjisë të cilat i përfundon me temën e diplomës, “E folmja e Vërbanit në përqasje me shqipen standarde”, Dega Gjuhë Shqipe dhe mori titullin Master i Shkencave Filologjike. Filloi të punojë në vitin 2007/2008 në shkollën fillore “28 Nëntori” në Vërban, pastaj në shkollën profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti. Nga viti 2014 e tutje punon në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” - Viti. Trajnimet e kryera:
⦁ Shkathtësitë e buta në kurrikulin shkollor, KEC, 2021
⦁ Mësimdhënia e bazuar në projekte, KEC, 2019
⦁ Vlerësimi përmbledhës dhe hartimi i testit si pjesë e rëndësishme e tij, GIZ, 2018
⦁ Zhvillimi i kapaciteteve në udhëheqjen arsimore, GIZ, 2018
⦁ Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie, MAShT, SBAShK 2019
⦁ Mësimdhënia inovative me përdorimin e mjeteve dixhitale, ISEPS, Kolegji Universum, 2021
Trajnere për:
⦁ Fushën Gjuhët dhe Komunikimi,
⦁ Vlerësimi për të nxënë
⦁ Mësimdhënia e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në ciklin Fillor dhe të Mesëm.
Mirënjohje:
⦁ Më 7 mars 2017 dhe 2020 Drejtoria e Arsimit në Viti ndau mirënjohje si mësimdhënëse e dalluar,
⦁ Më 2 dhjetor 2019 MAShT-i ndau mirënjohje për kontributin e dhënë në vlerësimin e nxënësve në Gara Nacionale,
⦁ Qershor të vitit 2019 DKA ndau mirënjohje për kontributin e dhënë në realizimin e kuizit “Maratona e dijes”.
Është e martuar në Skifteraj dhe tani jeton në Viti.


Gjimnazi Kuvendi i Lezhës - Viti

Për të shikuar më shumë na vizitoni ne Social Mediat Tona > > >