I lindur më 20 gusht 1958 në fshatin Gjylekar, komuna e Vitisë. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, kurse të mesmen në Gjimnazin e Shkencave natyrore në Viti.
Pas Gjimnazit regjistrohet në Akademinë e Arteve figurative në drejtimin e Pikturës ku e kreu më 1980 fazën e parë, e njohur si SHLP (Shkolla e Lartë Pedagogjike). Po atë vit Akademia e Arteve figurative shëndrrohet në Fakulteti i arteve, Universiteti i Prishtinës ku menjëherë me provim pranues regjistrohet në vitin e tretë të studimeve të të njejtit drejtim, mirëpo për shkaqe objektive i shtyhet diplomimi në këtë fakultet. Me 1980 -1981 fillon punën në proqesin edukativo- arsimor.
Punën si mësimdhënës i lëndës së Artit figurativ e filloi në shkollën fillore "Emin Duraku" tani "Kenan Halimi" në Gjylekar, si dhe në mungesë të kuadrit deficitar ka punuar në Qendra shkollore "Boro e Ramizi" tani Gjimnazi "Kuvendi i Lezhës"në Viti.
Ngjarjet e vitit 1981 e gjejnë si puntorë në këto dy shkolla dhe njëkohësisht si student të vitit të tretë në Fakultetin e Arteve, Universiteti i Prishtinës. Kjo kohë bënë që piktorit në fjalë t'i largohen nga muri në shkollën ku punonte dy piktura në pëlhurë me teknikë “vaji”, njëra me temë të frymëzuar nga vepra "Bagëti e bujqësi" e Naim Frashërit e titulluar "O malet e Shqipërisë, e ju o lisat e gjatë", dhe tjetra e titulluar "Dikush po m'i pret pipat" me motive të politikës aktuale, vepra këto për të cilat autori shprehet se më kurrë si ka parë.
Që nga viti 1990 vazhdon punën si punëtor në Gjimnazin "Kuvendi i Lezhës" në Viti, fillimisht në punktinë e Gjylekari, e pastaj në qendër, ku dhe tani vazhdon të punojë.
Në vitin 2005 shpallet punëtori më i mirë i Gjimnazit.
Krijimtaria:
⦁ Anëtar i Shoqatës figurative të vitisë e formuar me 1981 dhe e shuar shpejt.
⦁ Anëtar i Shoqatës së artistëve figurative të Gjilanit
⦁ Anëtar i Shoqatës së pedagogëve figurative me seli në Gjilan
⦁ Anëtar i Unionit të artistëve pa kufi Europian
⦁ Anëtar i rregullt i Akademisë Europiane të Arteve me seli në Bruksel e tani në Paris.
Me krijimtari filloi të mirret që prej kohës sa ishte student në Fakultetin e Arteve. Për herë të parë paraqitet para publikut art-dashës vitias me veprat e tij më 1981.
Është pjesëmarrës i një numri të ekspozitave të artit figurativ në vend dhe jashtë vendit.
Veprimtaria krijuese e piktorit Musa Sadiku është e ndarë në tri periudha e titulluar Gjurmë kohe:
Periudha e viteve 1980-1990;
Periudha e viteve 1991-2000;
Periudha nga viti 2000 e tutjei.
Ka ekspozuar pothuaj në shumicën e qendrave kryesore të Kosovës. Pjesëmarrës i shumë ekspozitave kolektive dhe personale të mbajtura në vend e jashtë vendit tonë. Vlen të ceken dy ekspozita personale të mbajura në shtetin e Zvicrës, që i mundësuan piktorit të bëhet i njohur edhe jashtë vendit. Me 2005 bëhet anëtar i Akademisë së Arteve figurative të Evropës me seli në Bruksel dhe po atë vit merr pjesë në ekspozitën kolektive të kësaj Akademie ku shpërblehet me medaljen e bronzit në qytetin Namyr të Belgjikës. Vazhdon të jetë edhe sot, anëtar i rregullt dhe i përhershëm i saj, ku me veprat e tij prezantohen para art-dashësve në Evropë.
Me Akademin e Arteve Europiane ka ekspozuar ne Belgjikë, Luksemburg, Francë, Zvicër etj.
Në vitet 2014 dhe 2016 merr pjesë në ekspozitat kolektive me AAFE në Durrës, ku në vitin e fundit të kësaj akademie seksioni shqiptar merr çmimin e parë në pikturë.
Piktori në fjalë punon në teknikën e vajit dhe disa nga veprat më të njohura të tij janë:
"Unë jam këtu" 2..., "Gjenocidi '99", "Për liri", "Kur bie kushtrimi" e të tjera.
Me 2010 formon Shoqatën e artisteve figurativ Vitia. Me këtë shoqatë bashkë me artistët vitias ekspozon në kryeqytetin shqiptar Tiranë me 2014. Pas ndërhyrjes politike në shoqatë profesori Musa tërhjeket nga posti dhe anëtarsia.
I diplomuar në pikturë, por si duket suksesin më të madhë e arrin në skulpturë me vepren Etniciteti në kohëra e punuar për tri vite në guri autokton të vendlindjes në përmasa mbi tri metra e gjysëm. Nga vizitorët dhe kritikët e artit kjo llogaritet kryevepra e skulptorit.
Është edhe autor i shumë kopertinave të librave të botuara nga autor të ndryshëm.
Ka edhe disa vepra të tjera në lëmin e skulpturës të skalitura në gur si psh. Lexo, Dardani Unë erdhasport…
I angazhuar në shumë aktivitete shkollore e rinore për shumë vite, poashtu edhe pjesmarrës në organizime të ndryshme në futboll.
Merret edhe me shkrime, ka në dorëshkrim një vëllim me poezi.
Veprimtaria e tij bënë që të jetë i vizituar nga mediat e shkruara dhe televizionet lokale e shtetërore.
Me shëndet të mirë dhe me një përvojë 33 vjeçare me ditar në dorë arriti me shumë sukses të kontriboj në arsimimin dhe edukmin e shumë gjeneratave.
Në përfundim lirisht mund të themi se e tërë krijimtaria e tij është e lidhur ngushtë me aktualitetin kohor të popullit tonë e vendlindjes.
Jeton bashkë me bashkëshorten, dhe katër fëmijët e tij, në Gjylekar të Vitisë.