Prof. Mujë Tafa

Lindi me 26 mars 1961, në fshatin Tërpezë, nga prindërit Elmi T. Haziri dhe Hamide Mjaku-Tafa. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje. Shkollimin e mesëm e vazhdoi në ish Gjimnazin “Boro e Ramizi”, tash “Kuvendi i Lezhës” në Viti. Dy vitet e para i vijoi në drejtimin Gjimnazi i Përgjithshëm, kurse dy vitet e fundit ekonomi/ tregti. Studimet Universitare i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Kulturës Fizike. Të dy nivelet e shkollimit universitar i ka mbaruar në po të njejtin fakultet. Pas përfundimit të studimeve filloi punën në arsim, gjatë periudhës kohore 1986-1995, punoi në shkollën “Ismail Qemali” në fshatin Prelez i Jerlive të Komunës së Ferizajt, një vit punoi në shkollën e mesme të mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj. Kurse gjatë viteve 1996 deri 2005 ka vazhduar si profesor në shkollën e mesme Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj. Pas dy dekadave pune në arsim në disa nga shkollat e Ferizajit, nga viti 2006 e tutje vazhdon punën në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti si dhe në Shkollëm e mesme “Kongresi i Manastirit” në Pozheran. Nga viti 2017 e tutje është drejtor i Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti. Gjatë punës në cilësin e drejtorit ka arritur që me shumë sukses të kryej detyrat dhe obligimet e tij gjë që ka rezultuar edhe me vazhdimin e mandatit të dytë si udhëheqës i Gjimnazit. Që nga fillimi kur ka pranuar detyrën e drejtorit, ka manifestuar një nivel të lartë të përgjegjsisë, profesionalizmit dhe vizionit se si duhet udhëhequr në mënyrën më të mirë të mundshme. Bashkëpunimi i të gjitha organeve, është i domosdoshëm pët të krijuar një klimë të mirë dhe pozitive për të gjithë. Kjo është e natyrshme, sepse vetëm nga një menaxhim i suksesshëm mund të arrihen rezultate që pastaj ta quajmë një shkollë të suksesshme, e kjo lidhet me shumë fusha, si:
⦁ Me kulturën e përgjithshme në shkollë
⦁ Me udhëheqjen dhe menaxhimin e shkollës
⦁ Me profesionalizmin dhe kulturën e mësimdhënies
⦁ Me strategjinë e zhvillimit të cilësisë në shkollë
⦁ Me gjithëpërfshirjen
Të gjithë këta faktorë kërkojnë angazhim të sistemuar dhe të të gjithëve në shkollë, e kjo arrihet vetëm me një bashkëpunim të mirë mes strukturave udhëheqëse të shkollës dhe subjekteve tjera në shkollë e jashtë saj. Prandaj, është drejtori i cili e ofron një kulturë bashkëpunimi, një frymë mirëkuptimi dhe një klimë ngrohtësie e besimi mes kolektivit, duke bërë që ti aktivizojë të gjitha strukturat udhëheqëse të shkollës në funksion të arritjeve të rezultateve sa më të mira në punën e gjithëmbarshme në shkollë. Vlerat e personit udhëheqës, aftësitë e tij për parashikime refleksive dhe shpirti i tij kërkues, si përbërës të karakterit moral dhe intelektual të drejtorit, pa dyshim se kanë ndikim përcaktues në shtyrjen përpara, në avancimin e shkollës drejt niveleve më të larta, duke e bërë konkurruese me shkollat elitare. Duke pasur parasysh rrugëtimin jetësor të drejtorit të gjimnazit, përkushtimi i tij del të jetë i brumosur padyshim edhe nga peripecitë të cilat i patëm ne si popull duke u ballafaquar në mënyrë të vazhdueshme me një armik i cili në çdo hap luftonte çdo lëvizje pozitive e në veçanit synim kishte pengimin dhe progresin në asiminin dhe edukimin e brezave të rinjë. Andaj konsiderojmë se përgjatë tërë rrugëtimit të tij jetësor ishte i përkushtuar pavarësisht sfidave. Organizoi shumë aktivitete sportive, humanitare por në veçaniti njihet si një instuticonalist i jashtëzakonshëm. Gjatë kësaj periudhe Gjimnazi nën udhëheqjen e tij ka shënuar rezultate shumë të mira, besojmë se edhe vazhdimi do jetë i tillë. Është i martuar me Zoja Ademin dhe kanë katër fëmijë. Jeton në fshatin e tij të lindjes.


Gjimnazi Kuvendi i Lezhës - Viti

Për të shikuar më shumë na vizitoni ne Social Mediat Tona > > >