I lindur me 2 shtator 1988 në Viti, shkollën fillore e kreu në Shfmu “Hysen Tërpeza” fshatin Tërpezë, shkollën e mesme në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës ” në Viti.
Studimet universitare i vazhdoi në “Universitetin e Prishtinës” në Prishtinë, në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe sporteve gjatë periudhës kohore 2007/2010, dhe fitoi titullin Beachelor i Kulturës Fizike dhe Sportit.
Në vitin 2016, ka mbaruar edhe studimet e shkallë së dytë në po të njejtin Universitet duke fituar titullin, Magjister i Shkencave Sportive.
Në vitin 2010 filloi punë si mësimdhënës, në shkollën e fshatit Tërpezë.
Nga vitin 2017 e tutje punon në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” Viti.
Gjatë kohës sa punonte në shkollë dhe jashtë saj, angazhohej edhe në ndjekjen e programeve dhe trajnimeve të ndryshe për zhvillimin profesionale, duke i përfunduar me sukses
⦁ Trajner i Licencuar i Skijimit, nga Federata Skitare e Kosovës, 2012.
⦁ Refer i Licencuar për Futsal, nga Federata e Futbollit të Kosovës, 2012.
⦁ Trajnimi për Programin e Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional të mësimdhënësve të Edukimit Fizik, 2014.
⦁ Çertifikuar për kursin Volejbollit, nga Federata Internacionale e Volejbollit Botror, 2016.
⦁ Akademia Eduation USA, Këshillim për studime në SHBA dhe bursa, 2019.
⦁ Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniverzitar, 2020.
Në vitin 2010 është anëtarsuar në shoqatën e pedagogëve të sportit shkollor të Vitisë.
Si udhëheqës i shoqatës së pedagogëve të kulturës fizike dhe sportit në Viti, është zgjedhur në vitin 2017.
Është anëtar i bordit të Federatës së Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës, nga viti 2018 e tutje.
Disa nga rezultatet e arritura
⦁ Në vitin 2018 me nxënësit e shkollës Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” në Viti, në garat Republikane në sportin e Shahut, për meshkujt dhe femrat, fituan vendin e parë në Kosovë.
⦁ Në vitin 2021/22 me nxënësit e shkollës Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” Viti, në garat Republikane në sportin e Ping-Pongut, për meshkuj fituan vendin e tretë në Kosovë.
⦁ Në vitin 2021/22 me nxënësit e shkollës Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” Viti, në garat Regjionale në sportin e Hendbollit, për Femra fituan vendin e Parë në regjion dhe në mesin e pesë shkollave më të mira në Kosovë.
⦁ Në vitin 2022 me nxënëset e shkollës Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” Viti, në garat Republikane në sportin e Beach Voleyball, për Femra fituan vendin e katërt në Kosovë.
Falenderimet dhe çmimet
⦁ Në vitin 2018 /2019 ju nda çertifikatë për angazhimin profesional si punëtor sportive, në Ministrien e Diaporës në programin e shkollës Verore dhe Kampit Veror, me fëmijë të diasporës.
⦁ Viti 2018, mirënjohje nga kyetari i komunës së Vitisë z.Sokol Haliti, për rezultatet dhe sukseset e arritura me nxënësit në garat republikane në sportin e Shahut.
⦁ Nga Federata e sportit shkollor e Kosovës ju nda mirënjohje për rezultatet dhe sukseset e arrituar për vitin 2018-2019.
⦁ Mirënjohje për kontributdhënje në aktivitetet e përbashkëta DKRS, vitet 2014, 2016, 2017, 2018.
⦁ Çmimi Punëtori Sportiv i viti 2019, nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport Viti.
⦁ Çmimi Punëtori Sportiv i Viti 2020, nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport Viti.
⦁ Mirënjohje për rezultatet dhe sukseset e arritura në sportin shkollor të nivelit nacional, nga drejtoria komunale e Arsimit të Vitisë.Viti 2022.
Organizon aktivitete sportive të llojllojshme shkollore dhe jashëtshkollore, ku për qëllim ka ngritjen e vetëdijsimit dhe inkurajimin e të rinjve për zhvillimin, promovimin, përhapjen dhe masovizimin e sportit për një jetë aktive dhe të shëndetshme të shoqërisë në tërsi.
Jeton në fshatin Tërpezë.