Mentor Rashiti u lind në Viti, në vitin 1993. Shkollimin fillor e ka kryer në vendlindje, Shkollimin e Mesëm në Viti. Ka diplomuar në “Universitetin e Prishtinës”, Fakultetin e Shkencave të Aplikuara, në vitin 2016 në drejtimin “Menaxhment Industrial” ku gjatë studimeve u zgjodh “Student i dalluar” nga Universiteti i Prishtinës dhe Ministria e Arsimit, ndërsa pas kësaj ka përfunduar studimet postdiplomike në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në drejtimin e Menaxhment dhe Informatikë. Momentalisht është në proces të studimeve të doktoratës (PhD) në drejtimin “Menaxhment dhe Informatikë” në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Karrierën e filloi në menaxhim në fabriken ‘ELSAM’ në Ferizaj më 2016 deri në mars 2017. Pastaj në periudhën kohore 2017/2020 punoi në Bankën Kombëtare Tregtare. Ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në shumë trajnime vendore në çështjet e financave dhe ndërmarrësisë. Ka kryer praktikë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë , postën e Kosovës si dhe në Komunën e Vitisë. Gjithashtu është licencuar me titullin ‘Teknik kontabiliteti’ dhe ‘Kontabilist i certifikuar’etj. Në kuadër të studimeve të doktoratës ka edhe punimin e publikuar në revistën shkencore QUALITY-Access to Success me ISSN:1582-2559 dhe DOI: 10.47750/QAS/24.192.30 me titullin “Impact Of Corporate Social Responsibility as Competitive Factor on Small and Medium Businesses in Kosovo” Lëmit e interesit të veçantë përfshijnë: ekonomiksi dhe stabilitet financiar, menaxhment dhe kontabilitet. Flet gjuhën angleze. Për momentin punon Profesor i Ekonomisë dhe Ndërmarrësisë në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti. Është i pa martuar. Jeton në fshatin Drobesh.