I lindur me 30 korrik 1997 në Gjilan. Shkollimin fillor e kreu në Shkollën "Zenel Hajdini" në fshatin Goshicë. Shkollimin e mesëm e vazhdojë në shkollën profesionale të muzikës "Çesk Zadeja" në Ferizaj. Gjatë kësaj periudhe kohore shërbente si Tenor në “Korin” dhe “Oktetin” e qytetit të Ferizajit.
Studimet Bachelor i vazhdojë në Akademinë e Arteve Muzikore në Universitetin e Prishtinës ,drejtimin Canto (Solokëndim).
Si student i dalluar ishte përfitues i 3 bursave Universitare, si dhe përfitues i bursave të MASHT-it.
Gjatë studimeve ishte pjesë e:
⦁ Ansamblit shtetëror "Shota" si vokalist
⦁ Tenor në Korin profesional "ATACCA"
⦁ Vokalist dhe kitarist në grupin “Street Sound S7”.
⦁ Që nga viti 2019 është udhëheqës artistik i ansamblit të qytetit "Kemajl Azizi", ku gjithashtu shërben si këngëtar-solo dhe si poli-instrumentist.
Brenda këtyre viteve ka shërbyer në afro 100 aktivitete kulturore lokale,kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ka të hapur mini-shkollën e tij private “PrimaMusic”, ku jep leksione të këndimit, pianos, kitarës dhe teorisë muzikore.
Momentalisht vijon studimet Master në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin Edukim Muzikor.
Nga viti 2022 e tutje punon në Gjimnazin "Kuvendi i Lezhës" në Vitisë, si profesor i Kulturës Muzikore.
Jeton në fshatin Goshicë, në komunën e Vitisë.