Prof. Gazmend Latifi

Është i lindur me 13 tetor 1986 në Prishtinë, shkollimin fillor e vijoi në shkollën ish “Ramiz Sadiku” paralelja Ballancë, dhe e përfundoi në vitin 2002. Kurse shkollimin e mesëm e vazhdoi gjatë periudhës kohore 2001/2005 në shkollën ”Jonuz Zejnullahu” në Viti drejtimi Informatikë Studimet universitare i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës, drejtimi Juridik, gjatë viteve 2007/2011. Studimet e shkallës së dytë i vazhdoi në drejtimin Juridik-Penal gjatë periudhës kohore 2012/ 2014, të cilat i përfundon me sukses dhe mbron tezën e studimeve master ” Dënimi me gjobë, me vështrim të posaçëm në ekzekutimin e tij në territorin e Gjykatës Themelore në Gjilan dega Viti, gjatë periudhës kohore 2006-2011. Kështu fitoi titullin LLM në Juridik. Gjatë viteve 2013/2014 punoi mësimdhënës në Shkollën e mesme të Ulët “Dëshmoret e Vitisë” në Viti, lënda zgjedhore Afësitë për Jetën. Kurse gjatë viteve 2014/2019 punoi si mësimdhënës në Shkollën e mesme të Ulët ”Safet Rexhepi” në Zhiti-Ballancë, lënda Edukatë Qytetare si dhe të Drejtat e Njeriut. Të njejtën kohë ka punuar Gazetar në Plus Televizion në Viti. Gjatë vitit 2018 punoi si udhëheqës i emisionit Plus Magazinë, hulumtimi i temave politiko-sociale në nivel nacional dhe lokal. Nga viti 2019 e tutje punoi fillimisht mësimdhënës në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti, e pastaj nga viti 2022 ka detyrën e sekretarit! Trajnimet e ndryshme
⦁ Çertifikatë, Akademia Education USA-Këshillim për SHBA dhe bursa (50 orë)
⦁ Çertifikatë, Nga MASHTI dhe SBASHK aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie Word, Excel, powerPoint (51 orë)
⦁ Çertifikatë, Nga MASHTI dhe SBASHK,trajnimi me temën Forcimi i qz kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social(32 orë)
⦁ Çertifikatë, Nga MASHTI dhe SBASHK, trajnimi me temën Udhëheqja dhe Planifikimi Strategjik në Arsim Parauniversitar (28 orë)
⦁ Çertifikatë, Nga MASHTI dhe KEC, trajnimi sipas programit Mësimdhënia e Bazuar në Projekte (24 orë)
⦁ Çertifikatë, Nga USAID, kursi themelor”Vlerësim për Nxënie” (20 orë)
⦁ Çertifikatë, Nga MASHTI dhe KEC, trajnimi Shkathtësitë e buta në kurrikulin shkollor (18 orë).
Është i martuar me Albulena Haxhiu-Latifi dhe kanë dy fëmijë, jeton në Viti.


Accusam nonumy clita sed rebum kasd eirmod elitr. Ipsum ea lorem at et diam est, tempor rebum ipsum sit ea tempor stet et consetetur dolores. Justo stet diam ipsum lorem vero clita diam


Contact Us