Prof. Besnik Shashivari

Lindi më 11 nëntor 1971 në Gjilan. Jetoi me familjen e tij në fshatin Tërpezë. Shkollën fillore e kreu në shkollën “27 Shtatori” në Tërpezë në vitin 1986. Në periudhën kohore 1986-1990, vazhdoi Shkollimin e mesëm në QAMO “ Boro e Ramizi“, dy vitet e para i kreu në Pozhoran dhe dy vitet e fundit në Viti. Studimet Universitare i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës, në Fakulteti Filologjik, dega Gjuhë dhe letërsi shqipe, të cilat i përfundoi me sukses në vitin 2004. Diplomoi me temën “E madhe është gjëma e mëkatit” të shkrimtarit Mitrush Kuteli dhe merr kualifikimin Profesor. Studimet e shkallës së dytë i vazhdoi poashtu në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filologjik, në degën “ Letërsi shqipe“ të cilat i përfundoi më 2012. Tema e diplomës ishte “Novelat e Mitrush Kutelit“ duke fituar titullin Master i shkencave Filologjike. Pas përfundimit të studimeve, filloi punën si mësimdhënës në shkollën fillore “Hysen Tërpeza“ në Tërpezë, për të vazhduar pastaj në shkollat e fshatrave Radivojc, Ballancë, Budrikë dhe Pozheran. Nga data 1 qershor 2017 , filloi punë në arsimin e mesëm në Gjimnazin “ Kuvendi i Lezhës“ në Viti, në pozitën e profesorit për lëndën Gjuhë shqipe dhe letërsi. Për arsye të avancimit të metodave mësimore dhe ngritjes profesionale , ka ndjekur disa kurse, seminare dhe trajnime.
⦁ Zhvillimi i mendimit kritik gjatë leximit dhe shkrimit-KEC
⦁ Mësimdhënia me nxënësin në qendër-MASHT
⦁ Në hap me kohën-EDU-POL, Zvicër
⦁ Shkathtësit e buta në kurrikulin shkollor-KEC
⦁ Mësimdhënia e bazuar në projekte-KEC
⦁ Vlerësimi për nxënie-USAID etj.
⦁ Revista për kulture, art dhe letërsi “Fjala“, në numrin e dhjetorit 2004, në rubrikën Kritika, botoi shkrimin e profit Besnik, me titullin “M. Kuteli- E madhe është gjëma e mëkatit“, pjesë e shkëputur nga punimi i diplomës.
Ka bërë lekturën dhe korrekturën e librit të profit Halim Emërllahu “Dimesioni sociologjik i ndërtimit të shtetit të Kosovës“, botuar më 2018. Jeton me familjen e tij në Viti.


Accusam nonumy clita sed rebum kasd eirmod elitr. Ipsum ea lorem at et diam est, tempor rebum ipsum sit ea tempor stet et consetetur dolores. Justo stet diam ipsum lorem vero clita diam


Kontakt