Lindi në Vërban me 17 gusht 1971. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen drejtimi shkenca natyrore-teknike në Viti, gjatë viteve 1986-1990.
Shërbimin ushtarak e kreu në vitin 1990-1991 në Trebinje dhe në Shkup.
Në vitin shkollor 1993 -1994 i regjistron studimet në FSHMN në seksionin e Kimisë në Prishtinë. Studimet i kreu me sukses në vitin 1998 ku edhe mori titullin Profesor i kimisë, me temë të diplomës “Kriteret fiziko-kimike të ndarjes së kripërave inorganike me osmozë reverse”.
Nga shtatori i vitit 1999 filloi punën në procesin edukativo-arsimor në Gjimnazin ’’ Kuvendi i Lezhës” në Viti ku edhe vazhdon të punoj.
Nga shtatori i vitit 2004 e deri më sot është bashkëpunëtor i Kolexhit ’’Aga Xhite’’ në Ferizaj.
Përpilues i pyetjeve për testin e matures në lënden e kimisë gjatë viteve 2008-2013.
Trajnimet:
⦁ Trajnimi për pjesëmarrje në seminarin pesëditor(40 orë) me temën Didaktika dhe metodika për mësimdhënësit, Gjilan, 13 mars 2005.
⦁ Zhvillimi i mendimit kritik gjatë leximit dhe shkrimit (120 orë),Prishtinë,më 15 dhjetor 2006.
⦁ Shkathtësitë bazë për mësimdhënie efektive,24-25 Gusht 2009, Prishtinë.
⦁ Metodat aktivizuese në mësimdhënie dhe shkathtësitë e prezentimit,23-27 Gusht 2010, Prishtinë.
⦁ Zhvillimi i shkathtësive të mësimdhënies në pilotimin e Kurrikulës së Re,Prishtinë 2015.
⦁ ‘’Si të krijojmë Përmbatje Elektronike’’, Prishtinë,datë 27 prill 2017.
⦁ ‘’Si ta aplikojmë TIK-un në Arsim për Mësimdhënës’’,Prishtinë,datë 27 prill 2017.
⦁ Mësimdhënia e bazuar në projekte, Prshtinë,27 dhjetor 2019.
⦁ Vlerësimi për të nxënë, Prishtinë, 12 qershor 2020.
⦁ Shkathtësitë e buta në kurrikulin shkollor, Prishtinë, 31 maj 2021.
Çmimet dhe shpërblimet:
“Mirënjohje”- për angazhimin dhe rezultate të arritura në procesin edukativo-arsimor, në Gjimnazin ’’Kuvendi i Lezhës” në VITI, 02.03.2002.
”Mirënjohje’’- për kontributin e dhënë në fushën e arsimit gjatë vitit shkollor 2005/2006, Viti, mars, 2006.
“Mirënjohje”- për kontributin e dhënë në fushën e arsimit, Viti, mars 2013
,,Mirënjohje”- për punë të suksesshme në procesin edukativo-arsimor, Viti, mars 2013.
’’Mirënjohje’’për angazhim dhe punë të suksesshme në mbarëvatjen e procesit edukativo-arsimor, Prishtinë, 25 maj 2013 nga Kryetari i Këshillit Drejtues i Kolegjeve’’Aga Xhite dhe Universum’’ Suat Berisha.
’’Falënderim’’për punën dhe përkushtimin në arsim me rastin e 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit, Viti, më 14 Nëntor 2008 nga Kryetari i Komunës.
Jeton dhe punon në Ferizaj/Viti.