Lindi me 4 mars 1976 në fshatin Mogillë, komuna e Vitisë. Shkollën fillore katër vitet e para i ka kryer në Mogillë, ndërsa katër vitet e tjera në Vërbovc. Shkollën e mesme,vitin e parë ka vijuar në Viti më 1990-91, ndërsa 3 vite të tjera në punktin e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Gjylekar.
Studimet Universitare ka vazhduar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Kulturës Fizike, të cilat i pëfundon me sukses gjatë periudhës 1994/2000.
Studimet e shkallës së dytë ka vijuar në Universitetin Shtetëror të Tetovës, dhe i përfundoi me sukses në vitin 2014.
Gjatë periudhës kohore 1999-2002 ka punuar në shkollën fillore “Gjon Serreçi” në Mogillë dhe “Bafti Haxhiu” në Viti si mësimdhënës i edukatës fizike.
Nga viti 2002 e tutje punon në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti.
Është marr me aktivitete sportive ku ka luajtur futboll.
Disa nga angazhimet e ndryshme përgjatë viteve
Gjatë periudhës kohore 1996-2000 në KF “Uniteti” , Liga e parë e Kosovës.
⦁ 2000-2003 në KF Vitia .
⦁ 2003-2006 KF Banja e Kllokotit , Liga e dytë e Kosovës.
⦁ 2008-2010 , klubi i futsallit Vitia, superliga e Kosovës.
⦁ 2017-2020 , KF veteranët Vitia.
⦁ 2020-2022 në KF Uniteti ,Liga e parë e Kosovës për veteran.
Ka marr pjesë në shumë turne në futboll të vogël ku 17 herë ka zënë vendin e parë ,12 herë të dytë, 5 herë është zgjedhur Lojtari më i mirë dhe 7 herë Golashënuesi më i mirë.
Për tri vite ishte pjesëmarrës në Ligën institucionale në Viti me ekipën e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”, ku arritën suksese të kënaqshme, në herë kampion dhe një herë vendin e dytë, poashtu për dy vite radhazi ishte Golashënuesi më i mirë i Ligës Institucionale të Vitisë.
Ndërsa me aktivitete sportive me nxënës në vitin 2017 u zgjodhën Kampion të Kosovës në shah dhe ping pong, dhe shumë herë kampion e nënkampion në garat komunale dhe regjionale në sporte të ndryshme si, futboll, basketboll, volejboll etj (meshkujt,femrat).