I lindur më 17 Janar 1970 në fshatin Smirë. Shkollimin fillorë e kreu në shkollën “Zenel Hajdini” në fshatin Smirë. Shkollimin e mesëm në Gjimnazin e atëhershëm “Boro e Ramizi” Viti. Në vitin 1988/89 në shërbimin ushtarak në Pozhorevac dhe Mlladenovac-Serbi (Gjatë kësaj kohe 6 mijë goditje me top nê kokë për 1 orë). Studimet universitare i vijoi në Universitetin e Prishtinës, në Shkollës së Lartë Pedagogjike, drejtimi matematikë ku fitoi titullin Arsimtarë i Matematikës. Pastaj vazhdoi studimet në Fakultetin e Matematikës deri si apsolvent i matematikës. Njëkohësisht në këtë periudhë vazhdovi studimet pranë fakultetit Gjuhë dhe Letërsi shqipe për të përfunduar vetëm vitin e parë. Studimet i nderpreu në vitin 1996 për arsye të gjendjes së vështirë që mbretëronte në Kosovë. Studimet i vazhdoi në Universitetin Shtetror të Tetovës, dhe fiton titullin Profesor i Diplomuar i Matematikes. Poashtu vazhdoi edhe studimet e shkallës së dytë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në të njejtin drejtim matematikë.. Nga viti 1994 e tutje punon në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti. Në vitin Akademik 2017/18 ishte i angazhuar si asistent i matematikës në Kolegjin Universitar “ILIRIA” në Prishtinë. Ka të përfunduara shumë trajnime në bazë të kurrikulës arsimore.