Lindi më 8 gusht 1984 në Viti. Shkollimin fillor e kreu në fshatin Goshicë, kurse shkollimin e mesëm e vazhdoi në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti, drejtimi “Shkencat Natyrore” . Pas shkollimit të mesëm, vazhdoi studimet në Fakultetin e Shkencave Matomatiko – Natyrore (FShMN) në Prishtinë, departamenti Matematikë, drejtimi Shkenca Kompjuterike dhe fitoi titullin “Bachelor i Shkencave Kompjuterike”, tutje vazhdoi studimet posdiplomike në Universitetin e Evropës Juglindore (SEEU) në drejtimin “Computer Enginnering”. Më 01.09.2007 – 31.08.2008 punoi në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti si profesor i Teknologjis së Informimit dhe Komunikimit (TIK).
Më 1.02.2010 – 31.12. 2012 punoi në “Raiffeisen Bank Kosovo” si “Sales Team Cordinator” për regjionin e Gjilanit dhe Ferizajit dhe “Mobile Banker” pranë degës në Viti, punë të cilën e ushtroj me shumë sukses në realizimin e targeteve për regjionet përkatëse.
Nga viti 2012 e tutje punon në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti si profesor i Teknologjis së Informimit dhe Komunikimit (TIK).
Trajnimet dhe Çertifikimet
⦁ Më 11.04.2015, pas ndjekjes së disa trajnimeve bazike në mësimdhënie dhe implemntimin e Kurrikulës së Re, nga MASHT-i u certifikua me titullin “Trajner për zbatimin në praktikë të kurrikulës së Kosovës” për fushën kurrikulare “Jeta dhe Puna”.
⦁ Më 12.10.2017, çertifikohet si trajner për Maturën Digjitale si “It expert e-matura” nga BIT-Kosova.
⦁ Më 27.05.2018, çertifikohet si trajner në programin “Si ta aplikojm TIK-un në arsim për Mësimdhënesit” nga Teched – Consulting Services.
⦁ Nga viti 2019 mentoron “Klubin e Karrierës” dhe “Klubin e Teknikëve” në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”, punë të cilën e ushtron edhe tani si aktivitet vullnetarë.
⦁ Më 22.09.2019, çertifikohet si master trajner në programin “Trajnim për përdorimin e platformës për këshillim dhe orientim në Karrierë Busulla.com” nga Smart Bits Sh.P.K
⦁ Në periudhat 1.04.2019 – 15.04.2019 & 10.03.2020 – 10. 04. 2020 punoi në Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) me marreveshje për shërbime të veçanta, në përpilimin dhe rishikimin e Programeve Lëndore për klasën e 4-t dhe të 9-t.
⦁ Më 02.11.2019, merr titullin si “Këshilltar i Karrierës” i çertifikuar ndërkombëtarisht, si pjestar i gjeneratës së parë në Kosovë, i organizuar nga “Pearson Academy” dhe “Qendra Kompetences Prizren”.
⦁ Më 22.02.2020, merr titullin trajner/fasilitues i “VpN Vlersimi për të Nxënë” në kuadër të programit të USAID-it ASSET(After School Support for Teens) organizuar nga KEC (Qendra për Arsim e Kosovës).
⦁ Më 12.11.2021 punoi për American Councils for International Education me kontrat shërbimi, në përpilimin e “Kurrikulës për Edukim Medial” që do të zbatohet në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të programit MEET (Media Education Exchange Talks: Western Balkans) dhe në Maj 2022 mori pjesë në konferencën përmbyllëse të programit në Beograd si përfaqësues nga Kosova.
Trajnimet:
⦁ “Zhvillimi i shkathtësive të mësimdhënies për pilotimin e Kurrikulës së Re” nga MASHT
⦁ “Standardet e fasilitimit të të nxënit të Basic Edukation Program – Fasilitator” nga KEC dhe USAID
⦁ “Vlerësimi formativ” nga USAID dhe fhi360
⦁ “Vlerësimi për të nxënë” nga KEC
⦁ “Klubi i Teknikëve” nga KEC dhe USAID
⦁ “Orientimi dhe Këshillimi në Karrier” nga KEC dhe USAID
⦁ “Ndërmarrësi dhe edukim financiar” nga KEC dhe USAID
⦁ “Shkathtësitë e buta në Kurrikulën Shkollore” nga KEC
⦁ “Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar” nga MASH & SBASHK
⦁ “Administrimi i Portalit të Edukimit” nga MASHT dhe bitKosova
⦁ “TIK ekspert për e-maturën” nga MASHT dhe bitKosova
⦁ Trajner i programit “TIK ekspert për e-maturën” nga MASHT dhe bitKosova
⦁ “Si ta përdorim TIK-un për personelin menagjerial” nga MASHT dhe Zyrja e BE-s
⦁ “Si ta aplikojm TIK-un në arsim për Mësimdhënës” nga MASHT dhe Zyrja e BE-s
⦁ Trajnimi i trajnerëve “Si ta aplikojm TIK-un në arsim për Mësimdhënës” nga MASHT dhe Zyrja e BE-s
⦁ “Si të krijojmë përmbajtje Elektronike” nga MASHT dhe Zyrja e BE-s
Është i martuar me Besiana Uka Zeqirin dhe kanë tre fëmijë.
Jeton me familjen e tij në fshatin Goshicë