Dita Botërore të Hipertensionit

Sot, më 18 maj 2026, me rastin e Ditës Botërore të Hipertensionit, në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” u organizua një ligjëratë edukuese dhe mjaft domethënëse me nxënësit tanë, nga ekipi i përgatitur profesionalisht i Qendrës Komunale të Mjekësisë Familjare në Viti.
Ligjërata u realizua nga Dr. Delvinë Lamalari, Dr. Arta Gashi dhe infermierja Ibadete Selmani, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe komunikim të afërt me të rinjtë trajtuan rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit, parandalimin e hipertensionit dhe ndikimin e stilit të jetesës në ruajtjen e mirëqenies fizike e psikologjike.
Ky aktivitet zgjoj interesim të madh tek nxënësit, të cilët ndoqën me vëmendje temat e trajtuara dhe u përfshinë në diskutime e pyetje të shumta, duke dëshmuar vetëdije dhe kulturë shëndetësore në rritje.
Në një kohë kur ritmi i jetës dhe sfidat moderne po ndikojnë gjithnjë e më shumë në shëndetin e njeriut, aktivitete të tilla kanë vlerë të veçantë edukative dhe preventive për brezat e rinj.
Drejtoria e shkollës shpreh mirënjohje të sinqertë për ekipin e QKMF-së në Viti për bashkëpunimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e vazhdueshme në shërbim të edukimit dhe shëndetit të nxënësve tanë

Nga: Kuvendi Lezhes
Kthehu tek publikimet