Garat Sportive

Në emër të drejtories së shkollës,nxënësve dhe Aktivit të Edukatës Fizike, Sporteve dhe Shëndetit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” Viti, shprehim falënderimin dhe mirënjohjen më të sinqertë për kompanitë KECA paint dhe Smira Mermer, të cilat mundësuan blerjen e fanellave sportive për nxënësit e shkollës sonë.
Kompania KECA paint dhuroi uniforma sportive për dy ekipe me gjithsej 24 palë fanella sportive, ndërsa kompania Smira Mermer mundësoi 12 palë fanella sportive.
Kjo mbështetje erdhi si vlerësim për punën, përkushtimin dhe rezultatet e mira që ekipet tona kanë treguar në aktivitetet sportive shkollore. Me iniciativën e profesorit Mentor Rashiti, ky bashkëpunim u bë realitet dhe solli motivim të madh për nxënësit tanë.
Uniformat sportive nuk janë vetëm pajisje, por simbol krenarie, përfaqësimi dhe motivimi për çdo nxënës që mbron ngjyrat e shkollës.
Profesori Milot Haziri, së bashku me Aktivin e Edukatës Fizike dhe nxënësit, u janë shumë mirënjohës donatorëve për këtë kontribut të çmuar dhe shembull frymëzues për mbështetjen e sportit shkollor.

Nga: Kuvendi Lezhes
Kthehu tek publikimet