Sot, në Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës”, u prezantua një material i veçantë i përgatitur me përkushtim nga nxënësit dhe mësimdhënësit, kushtuar Ditës së Evropës.
Ky aktivitet edukativ dhe kulturor u zhvillua në një atmosferë mjaft të ngrohtë e profesionale, ku morën pjesë një numër i madh nxënësish, të cilët shprehën kënaqësinë dhe vlerësimin e tyre për nivelin e lartë të përgatitjes dhe mënyrën dinjitoze të prezantimit.
Në përmbyllje të aktivitetit, drejtori i shkollës, Prof. Dr. Nexhmedin Bardhi, falënderoi nxënësit dhe mësimdhënësit për angazhimin, seriozitetin dhe iniciativën e treguar në realizimin e këtij prezantimi kuptimplotë, duke iu dëshiruar suksese të vazhdueshme edhe në aktivitetet dhe angazhimet e ardhshme.