Sot, në shkollën tonë Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” në Viti u mbajt një ligjëratë me temë shumë të rëndësishme: shëndeti mendor, e përgatitur me përkushtim nga nxënësit maturantë Shqipe Rrustemi dhe Valbon Sejdiu.
Në një atmosferë reflektuese dhe ndërgjegjësuese, nxënësit pjesëmarrës patën mundësinë të thellojnë njohuritë dhe të diskutojnë hapur për rëndësinë e mirëqenies mendore në jetën e përditshme.
Të pranishmit i përshëndetën psikologu i shkollës, Nexhbedin Avdyli, si dhe drejtori i shkollës, Nexhmedin Bardhi, të cilët theksuan rëndësinë e trajtimit me seriozitet dhe ndjeshmëri të kësaj teme jetike për rininë dhe shoqërinë në tërësi.
Kjo ligjëratë dëshmoi edhe një herë rolin aktiv të nxënësve në promovimin e vlerave dhe vetëdijes shoqërore brenda komunitetit shkollor.