Shkëlqim në arenën shtetërore

Shkëlqim në arenën shtetërore – nxënësit tanë mes më të mirëve në Kosovë.
SUKSES NË GJIMNAZIADËN “PEJA 2026”
Gjimnaziada nuk është vetëm garë – është arenë ku formohen fituesit.
Mbi 500 nxënësit më të mirë nga e gjithë Kosova, në 5 disiplina sportive, u përballën në këtë ngjarje madhore.
Në mesin e tyre, nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” – Viti u dalluan me paraqitje cilësore dhe rezultate konkrete, duke u renditur denjësisht mes më të mirëve.
🏅 PËRFAQËSIM QË FLET VETË
📍 Pejë | 📅 15–17 prill 2026
* ⚽ Futsall – 🥉 Vendi i tretë në Kosovë
* 🏀 Basketboll – Top shkollat në nivel shtetëror.
* 🏓 Ping-Pong – Shumë pranë kualifikimit krenari në mesin e 4 shkollave më të mira në Kosovë.
MESAZHI
Disiplinë. Karakter. Ekip.
Këta janë nxënësit tanë.
Me kushte jo gjithmonë ideale, por me vullnet të madh – rezultatet flasin vetë.
RESPEKT DHE URIME
Urime nxënësve dhe mësimdhënësve të Edukatës Fizike për përkushtimin dhe nivelin e lartë të përfaqësimit.
Krenari për shkollën, komunën dhe gjithë rajonin!
Aktivi i Edukatës Fizike, Sporteve dhe Shëndetit.

Nga: Kuvendi Lezhes
Kthehu tek publikimet