Dje, në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”, me nderime dhe respekt të veçantë u përcoll në pension drejtori Mujë Tafa.
Me përkushtimin dhe përgjegjësinë e tij ndër vite, ai ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e shkollës dhe në edukimin e shumë gjeneratave të nxënësve. Puna dhe angazhimi i tij do të mbeten pjesë e historisë dhe e traditës së këtij institucioni arsimor.
Në emër të kolektivit të shkollës, i shprehim mirënjohjen më të sinqertë dhe i urojmë shëndet, qetësi dhe një kapitull të ri të jetës të mbushur me respekt e dinjitet.
Po ashtu, sot detyrën e ushtruesit të detyrës së drejtorit e mori Prof. Dr. Nexhmedin Bardhi, i cili falënderoi për besimin e dhënë dhe u zotua se, së bashku me kolektivin dhe me përkushtim të përbashkët, do të punojnë për ta lartësuar edhe më shumë Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”.