KAMPION NË FUTSALL - Djemtë, NËNKAMPION NË FUTSALL - Vajzat

KAMPION NË FUTSALL - Djemtë, NËNKAMPION NË FUTSALL - Vajzat
Sot në Kamenicë, nxënësit e shkollës sonë shkëlqyen në garat regjionale të futsallit, duke treguar nivel të lartë loje, disiplinë dhe frymë të jashtëzakonshme ekipore.
Ekipi i djemve arriti fitore të madhe duke zënë vendin e parë, plotësisht me meritë, dhe duke siguruar kualifikimin në garat republikan.Ku do të mbahet Gjimnaziada 2026 në Pejë.
Po ashtu, një paraqitje shumë dinjitoze patën edhe vajzat, të cilat arritën vendin e dytë. Edhe pse pësuan gol në minutat e fundit të finales, ato dëshmuan karakter, luftë dhe cilësi të lartë në lojë.
Ky sukses është rezultat i punës dhe përkushtimit të nxënësve, si dhe i udhëheqjes profesionale nga Prof. Milot Haziri dhe aktivi i edukatës fizike.
Urime të gjithëve! Vazhdojmë me këtë përkushtim dhe besim – sukseset më të mëdha na presin përpara!

Nga: Kuvendi Lezhes
Kthehu tek publikimet