Dita Ndërkombëtare e Ujit
Me rastin e 22 marsit – Ditës Ndërkombëtare të Ujit, nxënësit e shkollës “Kuvendi i Lezhës” në Viti realizuan një prezantim të veçantë mbi rëndësinë e ujit.
Nën udhëheqjen e profesoreshave Valbone Sylejmani dhe Elife Ramadani, si dhe me angazhimin e nxënëses Lorisa Shabani, u theksua roli jetik i ujit dhe nevoja për ruajtjen dhe përdorimin e tij të kujdesshëm.
Ky aktivitet shërbeu si një mesazh ndërgjegjësues për të gjithë: uji është jetë dhe duhet ta mbrojmë atë.