Dita Ndërkombëtare të Tuberkulozit

Sot, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tuberkulozit, në gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” u zhvillua një aktivitet ndërgjegjësues me nxënës dhe mësimdhënës, me qëllim informimin mbi këtë sëmundje dhe rëndësinë e parandalimit të saj.
Në këtë aktivitet u mbajt një ligjeratë nga prof. Elife Ramadani gjatë aktivitetit u diskutua mbi shkaqet, simptomat dhe mënyrat e përhapjes së tuberkulozit, si dhe rëndësia e diagnostikimit të hershëm dhe trajtimit të duhur. Nxënësit patën mundësinë të bëjnë pyetje dhe të marrin informacione të vlefshme për ruajtjen e shëndetit të tyre dhe të komunitetit.
Ky aktivitet shërbeu si një mundësi e mirë për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër tuberkulozit.

Nga: Kuvendi Lezhes
Kthehu tek publikimet