Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Sigurisë në Internet, nxënëset Xhezide Sadiku, Rinesa Rexhepi, Oresa Hajdari dhe Artina Ramadani zhvilluan dhe prezantuan një projekt edukativ me fokus në përdorimin e sigurt, etik dhe të përgjegjshëm të internetit.
Projekti trajtoi ndikimin e teknologjisë digjitale në jetën e përditshme, duke u ndalur në aspektet arsimore dhe sociale, si dhe në rëndësinë e mbrojtjes së privatësisë dhe parandalimit të rreziqeve online.
Aktiviteti u realizua nën udhëheqjen profesionale të profesoreshës Zyrafete Ramadani. Siguria në internet përfaqëson një nga sfidat kryesore të shoqërisë bashkëkohore, ndaj informimi dhe vetëdijesimi i të rinjve mbeten elementë thelbësorë për krijimin e një mjedisi digjital të sigurt dhe të qëndrueshëm.