Në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti po përfundojnë me sukses punimet në fushën e energjisë elektrike, me ngritjen e kapaciteteve përmes vendosjes së Trafos së re.
Pas përfundimit të punimeve renovuese-investuese të financuara nga B.E, u arrit që të realizohen edhe procedurat shtesë, të cilat u paraqitën si nevojë e domosdoshme për rritjen e kapaciteteve të energjisë elektrike. Këto procedura përfunduan me sukses si mundësi investimi nga komuna jonë.
Bëhet fjalë për procedura të gjata, të cilat ishin të ndërlidhura me 'KEDS-in'. Prandaj, ne si menaxhment i Gjimnazit së bashku me mësimdhënësit jemi mirënjohës ndaj Kryetarit të Komunës, i cili u angazhua maksimalisht për përmbylljen sa më të shpejtë të këtij procesi, duke e kuptuar seriozitetin dhe rëndësinë që kishte kjo çështje për nxënësit dhe mësimdhënësit e këtij institucioni.
Kushtet e mëparshme të kësaj natyre nuk ishin të mjaftueshme për ngrohje brenda shkollës.
Ky përshkrim shërben njëkohësisht edhe si informatë shtesë për nxënësit dhe prindërit, se brenda ditëve të para të kësaj jave shkolla do të jetë në funksion të plotë të sistemit të ngrohjes.
Falënderojmë nxënësit dhe prindërit për durimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm.
Urojmë suksese të vazhdueshme për nxënësit tanë në të ardhmen!