Vija që Pikturon Rinia

Nxënësja Erodita Bislimi na bëri krenarë me përfaqësimin e komunës dhe të shkollës sonë në garën e artit të organizuar nga UNDP, me titullin "Vija që Pikturon Rinia".
Puna e Eroditës u vlerësua me çmim dhe mirënjohje nga organizatorët, ndërsa ambasadori gjerman e cilësoi pikturën e saj si më të jashtëzakonshmen e këtij organizimi. Po ashtu, Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, e uroi personalisht për punën dhe suksesin e arritur.
Ekspozita u përcoll me interes të madh nga zyrtarë të lartë shtetërorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë ambasadorët e shteteve: 🇪🇺 🇬🇧 🇸🇪 🇦🇹 🇩🇪 🇫🇷.
Stafi i mësimdhënësve dhe drejtoria e shkollës e urojnë Eroditën për këtë arritje të rëndësishme, duke i dhënë mbështetje dhe inkurajim për suksese të tjera në të ardhmen. 👏👏👏

Nga: Kuvendi Lezhes
Kthehu tek publikimet