🏓 KAMPIONËT E REGJIONIT 🏆🔥

🏓 KAMPIONËT E REGJIONIT – HISTORIA VAZHDON TË SHKRUHET NGA NXËNËSIT TANË! 🏆🔥
Nxënësit e shkollës sonë, me paraqitje të jashtëzakonshme në përfaqësimin e Komunës së Vitisë në garat regjionale të Ping-Pongut, sot shkruan një kapitull të ri suksesi.
Në përballjet regjionale, me përkushtim, vullnet dhe nivel të lartë tekniko–taktik, ata dëshmuan se puna e palodhshme dhe disiplina sjellin rezultate të mëdha.
Me lojë të sigurt, të mençur dhe plot karakter, ekipi ynë arriti fitore pas fitoreje, duke mposhtur shkollat nga Gjilani dhe Kamenica, dhe kështu u shpallën kampionë regjional në kategorinë e meshkujve. 🥇🏆
Ky rezultat nuk është vetëm një fitore – është pasqyrë e traditës së shkollës sonë, që gjithmonë ka kultivuar talent, punë të palodhshme dhe shpirt kampioni.
Historia e sukseseve tona vazhdon, dhe brezi i ri po e çon edhe më lart!
Përfaqësuesit – Kategoria e Meshkujve
🏓🥇🏆
1. Deon Selmani
2. Enes Shaqiri
3. Loris Selmani
Përfaqësueset – Kategoria e Femrave
🏓🥈🏆
1. Sara Sejdiu
2. Remzie Ismajli
3. Rudina Emini
4. Merjeme Elezi
Një falënderim i veçantë shkon për profesorët e Aktivit të Edukatës Fizike, Sportit dhe Shëndetit, të cilët me profesionalizëm dhe përkushtim e kanë përgatitur këtë ekip të mrekullueshëm.
Mirënjohje edhe stafit organizativ të Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës dhe të gjithë atyre që kontribuuan në realizimin e këtij eventi sportiv.
Faleminderit organizatorëve për profesionalizëm, korrektësi dhe mundësinë që nxënësit tanë të shfaqin talentin e tyre.
🔥 Rruga e sukseseve vazhdon!
Në garat e nivelit shtetëror, jemi të bindur se nxënësit tanë do të tregojnë sërish forcë, disiplinë dhe shpirt fituesi.
Jemi krenarë me ju – sot, nesër dhe gjithmonë! 🏆💛.
Me respekt,
Aktivi i Edukatës Fizike, Sportit dhe Shëndetit

Nga: Kuvendi Lezhes
Kthehu tek publikimet