Nxënësit e shkollës sonë shkëlqyen sot në garat komunale të Ping-Pongut, duke dëshmuar përkushtim, vullnet dhe përgatitje të lartë tekniko–taktike. Me lojë të sigurt dhe fitore pas fitoreje, ata arritën rezultatin përfundimtar që i shpalli kampionë komunalë në të dy kategoritë – Meshkuj dhe Femra.
Ky sukses është pasqyrë e punës së palodhshme, disiplinës dhe talentit të secilit nxënës që përfaqësoi denjësisht shkollën tonë.
Përfaqësueset – Kategoria Femra
🏓🥇🏆
1. Merjeme Elezi
2. Remzie Ismajli
3. Sara Sejdiu
4. Rudina Emini
Përfaqësuesit – Kategoria Meshkuj
🏓🥇🏆
1. Deon Selmani
2. Enes Shaqiri
3. Loris Selmani
Një falënderim i veçantë u shkon profesorëve të Aktivës së Edukatës Fizike, Sportit dhe Shëndetit për mbështetjen profesionale dhe punën e përkushtuar në përgatitjen e nxënësve.
Po ashtu, mirënjohje organizatorëve të garave për korrektësinë, profesionalizmin dhe mundësinë e krijuar që nxënësit tanë të shfaqin talentin e tyre sportiv.
Suksese të mëtejshme nxënësve dhe mësimdhënësve në garat e nivelit rajonal!
Jemi krenarë me ju! 🏆💛
Me respekt,
Aktivi i Edukatës Fizike, Sportit dhe Shëndetit