Të nderuar nxënës dhe mësimdhënës
Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Ditës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkolla jonë do të organizojë një manifestim festiv, për të nderuar këtë ditë të madhe të historisë sonë kombëtare.
Aktiviteti do të mbahet më 27.11.2025 (e ejte) ora 12:00, në ambientet e shkollës dhe do të përfshijë:
- Program artistik e letrar
- Ekspozitë nga Klubi i Artit Figurativ
Ftojmë të gjithë nxënësit dhe stafin të marrin pjesë.
Gëzuar 28 Nëntorin!