Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve

Prezantim për Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve
Me rastin e 20 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, në shkollën tonë u mbajt një prezentim informues dhe ndërgjegjësues për rëndësinë e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të çdo fëmije.
Prezantimi u përgatit nga prof. Feride Latifi, në koordinim me psikologun e shkollës.
Nxënësit patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, sfidave me të cilat përballen fëmijët në botë dhe rëndësisë së barazisë, mbrojtjes dhe mirëqenies për çdo fëmijë.
Ky aktivitet kishte për qëllim të nxisë empatinë, respektin dhe vetëdijen sociale te nxënësit tanë, duke i inkurajuar ata të jenë zë i së drejtës dhe i drejtësisë.

Nga: Kuvendi Lezhes
Kthehu tek publikimet