Është e lindur me datën 15 shtator 1994 në Giessen të Gjermanisë. Atje jetoj për shtatë vite dhe pastaj është kthyer në Kosovë. Shkollën fillore e filloj në Gjermani në qytetin e Kassel-it në shkollën ‘‘Karl Henschel Schule‘‘ dhe pastaj vazhdoj shkollimin në shkollen fillore të ulët ‚‘‘4 Prilli‘‘ në Zllatar, komuna Ferizaj. Shkollën e mesme të lartë e ka ndjekur në komunën e Ferizaj në Gjimnazin‚“Dr. Shaban Hashani‘‘ drejtimi gjimnazi gjuhësor. Studimet universitare i ka vazhduar në periudhën kohore 2013-2017 në Universitetin e Prishtinës‚‘‘Hasan Prishtina‘‘, Fakulteti Filologjik, drejtimi Gjuhë dhe Letërsi gjermane. Studimet e shkallës së dytë poashtu i vijoi në Universitetin e Prishtinës, në Departamentin e njejtë Gjuhë dhe Letërsi gjermane. Të cilat i përfundoi në vitin 2020, duke mbrojtur temën ‘‘Die trennbaren Verben im Deutschen und im Albanischen‘‘. Me përfundimin e këtij niveli mori titullin Master i gjuhës gjermane. Nga viti 2017 e tutje punon në Gjimnazin ‘‘Kuvendi i Lezhes’’ në Viti. Puna me nxënës e shoqëroj që nga mosha 19 vjeçare ku punoj edhe gjatë studimeve në Cambridge School në Ferizaj për dy vite (2015-2017) dhe në Prishtinë në qendrën e gjuhëve Focus & I për një vit (2014). Menjëherë pas studimeve të nivelit Bachelor përveç punës në Gjimnaz ka hapur një qendër të gjuhëve në komunën e Ferizaj, ku dhe ushtron detyrën si Profesoreshë e gjuhës gjermane dhe përkthyese. Trajnimet
⦁ Sistemi kurrikular
⦁ Mësimdhënia e bazuar në projekte
⦁ Vlerësimi formativ i ka ndjekur gjatë viteve 2017-2018, për të cilat dhe është çertifikuar.
Është e martuar ka dy fëmijë, jeton me familjen e saj në Sllatinë të Epërme.