💻 Të rinjtë tanë avokojnë për sigurinë në internet! 📊 Nxënësit e Klubit Medial të Gjimnazit “Ismail Qemaili” në Kamenicë kanë realizuar një hulumtim me grupmoshat 30 deri 70 vjeç në lidhje me internetin dhe përdorimin efikas të tij. Sipas të dhënave të grumbulluara, rezultoi se rreth 51% e të anketuarve përdorin internetin për informim ndërsa pjesa tjetër e përdorin atë për argëtim. Nxënësit po ashtu kanë zhvilluar sesione informuese me nxënësit dhe prindërit e shkollës së tyre dhe shkollave tjera, si dhe fushatë vetëdijesuese për përdorim të sigurt të internetit me qytetarët e komunës së Kamenicës. 📚Në anën tjetër, nxënësit e Klubit Medial të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti kanë organizuar një ekspozitë me piktura, të cilat i krijuan dhe i ekspozuan në qendër të qytetit. Kjo ekspozitë zgjoi kureshtjen e kalimtarëve, me të cilët të rinjtë biseduan për përdorim të sigurt të internetit. Po ashtu, nxënësit patën mundësi të diskutonin me qytetarët e moshës së mesme dhe të shtyrë, lidhur me njohuritë e tyre rreth përdorimit të mediave në përgjithësi, e në veçanti mediave sociale si dhe rreziqeve që burojnë nga përdorimi jo i drejtë i internetit. Gjatë muajve të kaluar, Klubi poashtu realizoi edhe prezantime të ndryshme për nxënësit dhe qytetarët, si dhe krijuan dhe shpërndanë broushura dhe postera me informata kyçe rreth përdorimit të drejtë të internetit si dhe lajmeve të rreme. 💻📚 Gjimnazi "Ismail Qemali" Kamenicë dhe Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës”-Viti, janë dy nga shtatë shkollat partnere të projektit “Të rinjtë për digjitalizim”. ______ Projekti realizohet përmes SMART Balkans (Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor), mbështetur nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë. SMARTBalkans #SupportedByNorway #NationalInterventionsGrant #CPCDba #IDM #CRPM