Nxënësit e gjimnazit "Kuvendi i Lezhës" në Viti kanë treguar një performancë të shkëlqyer në garat rajonale të basketbollit. Arritjet e tyre dëshmojnë për përkushtimin dhe talentin që kanë në këtë sport, duke arritur të garojnë në finale dhe të zënë vendin e dytë. Ky sukses është një motivim i madh për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive të tyre dhe për arritje të reja në të ardhmen.
Profesorët e edukatës fizike dhe menaxhmenti i shkollës i falënderojnë nxënësit për paraqitjen e shkëlqyer dhe përfaqësimin e shkollës me një kulturë sportive të vërtetë. Angazhimi dhe dedikimi i tyre janë shembuj frymëzues për të gjithë. Urojmë që të vazhdojnë të arrijnë suksese dhe të promovojnë sportin në mënyrë të mrekullueshme.
Me respekt,
Aktivi i Edukatës Fizike, Sportet dhe Shëndeti.